Apple e quajti këtë version të iOS si “softuerin me përditësimin më të shpejtë në histori”, mirëpo nuk e krahasoi shkallën e përvetësimit të iOS me versionet paraprake të këtij sistemi operativ.
Mirëpo, kompania e marketingut të aplikacioneve mobile Fiksu është munduar t’i zbulojë këto shifra, dhe sipas raportit të saj thuhet se shkalla e adaptimit të iOS 7 është shumë herë më e lartë sesa ajo e versioneve paraprake.
Fiksu ka thënë se shkalla e përdorimit të iOS 7 ka arritur në 58 për qind dhe atë vetëm në javën e parë të lëshimit, krahasuar me 47 për qind sa kishte iOS 6 për periudhë të njëjtë kohore, apo 27.2 për qind sa kishte iOS 5.
Megjithatë, rritja e përdorimit në 60 për qind nuk ka ardhur shumë shpejtë, pasi që në 24 orët e para iOS 7 ishte në më shumë 30 për qind të pajisjeve. /
No comments:
Post a Comment