Në takimin e zhvilluar në Estadio Manuel Martinez Valero, skuadra vendase nuk i lejoi Mbretërit ta zhvillonin lojën e vet në pjesën e parë, madje në disa raste u testua portieri Diego Lopez, i cili u tregua i vëmendshëm.
Mysafirët patën fat që arbitri nuk e ndëshkoi Sergio Ramosin me kartonin e dytë të verdhë pas ndërhyrjes në Coron, ndërsa në vend të tij u ndëshkua me të verdhë Botia për protestën. Në pjesën e dytë, Cristiano Ronaldo nxori një gjuajtje të lirë në pozitën e tij dhe e konvertoi në gol (51’).
Drama ndodhi në minutat shtesë. I huazuari nga Juventusi te Elche, Richmond Boakye, e barazoi rezultatin (90’+1).
Mirëpo, një vendim i gabuar i arbitrit ia dhuroi fitoren ekipit mysafir. Cristiano Ronaldo e shënoi golin e fitores nga pika e bardhë (90’+6).
Pas gjashtë xhirosh, Real Madridi numëron 16 pikë, dy më pak se liderët, Barcelona dhe Atletico Madrid. /Telegrafi/
No comments:
Post a Comment